Casemiro iu hakmor Milnerit për Benzeman, ndërhyrja e tij e ashpër u pëlqye edhe nga Zidane

Casemiro iu hakmor Milnerit për Benzeman, ndërhyrja e tij e ashpër u pëlqye edhe nga Zidane

Sport April 15, 2021 - 09:56
Lajmet e fundit nga sporti

Luftuan për të fituar, por Liverpooli mbrëmë u eliminua nga Liga e Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Në fakt ndeshja e zhvilluar mbrëmë në “Anfield” përfundoi baras dhe pa gola.

Por, mbretërit kaluan në gjysmëfinale falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Alfredo di Stefano”.

Vëmendje nga ndeshja e zhvilluar mbrëmë mori Casemiro, i cili për bashkëlojtarët e tij edhe “hakmerret”.

Në minutat e parë të ndeshjes, James Milner bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Karim Benzemas. Por, në minutën e 25-të, Milner e pësoi nga Casemiro, me këtë të fundit që bëri ndërhyrje të ashpër ndaj anglezit.

E kjo duket se i ka pëlqyer edhe Zinedine Zidane, i cili në prapavijë shihet duke buzëqeshur. /Zeri.info