Guardiola barazon rekordin e Mourinhos në Ligën e Kampionëve

Guardiola barazon rekordin e Mourinhos në Ligën e Kampionëve

Sport April 15, 2021 - 09:03
Lajmet e fundit nga sporti

Me kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Manchester Cityn, Pep Guardiola ka shënuar një rekord të ri në këtë garë, shkruan Zeri.info.

Të mërkurën mbrëma, Manchester City fitoi 1-2 në udhëtim te Borussia Dortmundi, duke kaluar tutje me rezultatin e përgjithshëm 4-2.

Për Pep Guardiolan kjo do të jetë hera e tetë që do drejtojë një skuadër në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kështu, trajneri spanjoll ka barazuar rekordin me trajnerin portugez, Jose Mourinhon.

Ndryshe, Manchester City në gjysmëfinale do të takohet me Paris Saint-Germainin. /Zeri.info