Klopp: Ne i dhamë Real Madridit një ndjenjë të pakëndshme, luajtëm mirë dhe krijuam raste

Klopp: Ne i dhamë Real Madridit një ndjenjë të pakëndshme, luajtëm mirë dhe krijuam raste

Sport April 15, 2021 - 08:48
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se skuadra e tij luajti mirë në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Të mërkurën mbrëma, Liverpooli luajti baras 0-0 me Real Madridin, por u eliminua pas humbjes 3-1 në “Alfredo di Stefano.

“Ne nuk e humbëm ndeshjen sonte, por në Madrid. Sonte i dhamë Real Madridit një ndjenjë të pakëndshme. Ne luajtëm mirë, në mënyrë agresive, krijuam dhe raste” – tha Klopp pas ndeshjes për “ BT Sport”.

“Ne nuk shënuam dhe pastaj Real Madridi e solli ndeshjen në rezultatin e dëshiruar shkaku i përvojës së tyre. Ne e dime se sa shpesh Salah shënon në situata të ngjashme me sytë mbyllur, por kjo nuk ndodhi sonte. Gjithçka ishte absolutisht normale sonte, por ne po largohemi” – shtoi trajneri gjerman.

“Ne e duam këtë garë dhe është shumë e rëndësishme të kthehemi në të, duke përfshirë edhe arsye të tjera. Tani ne mund të përqendrohemi në Premier Ligë” – përfundoi trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp. /Zeri.info