PSG - Manchester City dhe Real Madrid - Chelsea, ja kur zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve

PSG - Manchester City dhe Real Madrid - Chelsea, ja kur zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve

Sport April 14, 2021 - 23:05
Lajmet e fundit nga sporti

Sonte (e mërkurë) janë mësuar edhe emrat e dy skuadrave të fundit gjysmëfinaliste në Ligën e Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Real Madridi dhe Manchester City siguron kalimin tutje, duke eliminuar Liverpoolin, gjegjësisht Borussia Dortmundin.

Kurse, të martën mbrëma kalimin tutje e siguruan edhe Chelsea e Paris Saint-Germain.

Kësisoj, tani janë mësuar edhe çiftet gjysmëfinaliste. Në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të takohen: Real Madrid – Chelsea dhe Paris Saint-Germain – Manchester City.

ORARI:

27 prill: Real Madrid - Chelsa.

28 prill: PSG - Manchester City.

4 maj: Manchester City - PSG.

5 maj: Chelsea - Real Madrid.

Ndeshjet zhvillohen si zakonisht nga ora 21:00. /Zeri.info