Liverpooli dhe Reali luajnë baras, mbretërit kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Liverpooli dhe Reali luajnë baras, mbretërit kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Sport April 14, 2021 - 22:56
Lajmet e fundit nga sporti

Edhe skuadra e Real Madridit ka siguruar kalimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.info.

“Los Blancos” kanë eliminuar sonte Liverpoolin që në fazën çerekfinale të kësaj gare.

Ndeshja e kthimit e zhvilluar sonte në “Anfield” ka përfunduar me rezultatin e barabartë dhe pa gola.

Kështu, madrilenët kalojnë tutje me rezultatin e përgjithshëm 3-1, rezultat i cili ishte regjistruar në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Alfredo di Stefano”.

Real Madridi në gjysmëfinale do të takohet me Chelsean. /Zeri.info