Super gol nga Foden, Manchester City përmbys Borussia Dortmundin

Super gol nga Foden, Manchester City përmbys Borussia Dortmundin

Sport April 14, 2021 - 22:35
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra e Machester Cityt ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit, duke përmbysur kështu gjermanët, shkruan Zeri.info.

Në “Signal Iduna Park”, Dortmundi dhe City janë duke zhvilluar ndeshjen e kthimit në kuadër të fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Mysafirët tashmë janë duke udhëhequr me rezultatin 1-2. Golin e dytë për “Qytetarët” e shënoi Phil Foden në minutën e 75-të.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në “Etihad Stadium” kishte përfunduar me fitoren 2-1 të Manchester Cityt. /Zeri.info