Tifozët e Liverpoolit sulmojnë me gurë autobusin e Real Madridit

Tifozët e Liverpoolit sulmojnë me gurë autobusin e Real Madridit

Sport April 14, 2021 - 21:06
Lajmet e fundit nga sporti

Një ngjarje e shëmtuar dhe jo sportive ka ndodhur pak para fillimit të ndeshjes Liverpool – Real Madrid, shkruan Zeri.info.

Tifozët e skuadrës angleze kanë sulmuar autobusin e madrilenëve, i cili po nisej për në “Anfield”.

Deri më tani nuk raportohet se është lënduar dikush, përveç dëmeve material që janë shkaktuar pas hedhjes së gurëve.

Kujtojmë se Liverpooli dhe Real Madridi sonte zhvillojnë ndeshjen e dytë apo të kthimit në kuadër të fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Alfredo di Stefano” ishte fituar 3-1 nga “Los Blancos”. /Zeri.info