Dënohet rëndë Ismet Munishi nga FFK-ja

Dënohet rëndë Ismet Munishi nga FFK-ja

Sport April 13, 2021 - 22:12
DETAJET

Federata e Futbollit të Kosovës ka dënuar trajnerin e Gjilanit, Ismet Munishin.

FFK ka dënuar Ismet Munishin, pasi trajneri i mirënjohur kosovar kishte deklaruar se në ndeshjen FC Prishtina – SC Gjilani, klubi nga kryeqyteti kishte në favorin e tyre gjyqtarët e ndeshjes.

Njoftimi i FFK-së pa ndërhyrje:

Vendimi i Komisonit disiplinor:

Kryetrajneri i SC Gjilani, Ismet Munishi në emisionin sportiv të ATV me 04.04.2021 deklaron se në ndeshjen FC Prishtina – SC Gjilani të javës së 26-të, FC Prishtina në favor të vetin kishte referet si (lojtarin e 12) dhe ndikuan në rezultatin përfundimtar të ndeshjes si dhe prejudikon sipas teorive të tij se kush do të bëhet kampion duke thyer etiken sportive.

Bazuar ne nenin 40 paragrafi 1 pika c i rregullores disiplinore, denohet me të holla me shumë prej 500 Euro.