Rio Ferdinand thotë se Manchester United do ta realizonte një transferim fantastik nëse nënshkruam me futbollistin e Evertonit

Rio Ferdinand thotë se Manchester United do ta realizonte një transferim fantastik nëse nënshkruam me futbollistin e Evertonit

Sport April 13, 2021 - 14:36

Manchester United planifikon që ta hapë “kuletën” për afatin kalimtar të verës.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer është shumë e interesuar për transferimin e i Calvert Lewinit nga Evertoni.

Image

Ish-futbollisti i mirënjohur i Unitedit, Rio Ferdinand, vlerëson se nëse realizohet një transferim i tillë, do të ishte fantastik për klubin nga “Old Trafford”.

“Ai është futur një lojtar fantastik. Unë mendoj se ai do të ishte një nënshkrim fantastik për Manchester Unitedin”, ka thënë Rio Ferdinand për kanalin e tij në FIVE në “YouTube”, përcjell Zeri.info.

Calvert Lewin luan si sulmues. Ai është 24-vjeçar edhe ka arritur që ta fitojë edhe besimin e Kombëtares së Anglisë, me të cilën në shtatë ndeshje i ka realizuar katër gola. /Zeri.info