Infektuar: 106914
Shëruar: 99628
Vdekur: 2225
Atletico Madrid barazon por mbetet lider

Atletico Madrid barazon por mbetet lider

Sport April 11, 2021 - 22:52
Detajet

Atletico Madrid nuk e ka shfrytëzuar mundësinë e lëshuar nga Barcelona, shkruan Zeri.info.

Atletico Madrid nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 me Real Betis.

“Los colchoneros” luajtën pa Luis Suarez icili ishte i suspenduar për këtë ndeshje, por edhe gjatë stërvitjeve ka pësuar një lëndim.

Për skuadrën nga Madridi golin e vetëm e shënoi Yannick Carrasco, ndërsa për Betisin realizoi Christian Tello.

Me këtë pikë të fituar ekipi i Simeones arriti në kuotën e 67 pikëve, një më shumë se Real Madrid dhe dy më shumë se Barcelona, me të cilët do të garojë  për titull deri në fund të edicionit.

Betisi pas këtij barazimi ngritet në pozitën e gjashtë me 47 pikë. /Zeri.info