Infektuar: 106914
Shëruar: 99628
Vdekur: 2225
Munishi: Federata nuk duhet të merret me mua, por të punojë për ta rregulluar nivelin e futbollit tonë

Munishi: Federata nuk duhet të merret me mua, por të punojë për ta rregulluar nivelin e futbollit tonë

Sport April 11, 2021 - 22:28
Detajet

Ismet Munishi ka folur edhe në lidhje me inicimin e procedurës disiplinore ndaj tij nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ai në emisoionin sportiv në “ATV”, ka thënë që Federata nuk duhet të merret me të, por duhet që të punojë për ta rregulluar gjendjen e futbollit tonë.

“Unë jam futur përsëri në komisionin disiplinor dhe mora mesazhin e qartë. Jam i prirur që futbolli i Kosovës të ecë përpara dhe gjithashtu të ketë sa më pak probleme dhe më shumë sukses. Duhet të mendohet seriozisht për sezonin e ardhshëm, sepse ky sezon tashmë ka mbaruar. Ne duhet të jemi në disponim për të prodhuar me shumë futboll dhe gjallëri. Federata duhet të merret më shumë me këtë sesa me ato që po thotë Ismet Munishi. Qëllimi im është të përmirësoj gjendjen e futbollit tonë përmes mesazheve të mia” deklaroi Munishi.