Infektuar: 106914
Shëruar: 99628
Vdekur: 2225
Shënoi dy herë brenda katër minutave, shikoni golat e shënuar sonte nga Edon Zhegrova

Shënoi dy herë brenda katër minutave, shikoni golat e shënuar sonte nga Edon Zhegrova

Sport April 10, 2021 - 22:36
Lajmet e fundit nga sporti

Baseli ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Luzernit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superligën e Zvicrës, shkruuan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Swissporarena” përfundoi me rezultatin 3-4.

Edon Zhegrova shkëlqeu në këtë ndeshje për skuadrën mysafire, duke shënuar dy gola, teksa një e shënuan edhe Darian Males e Arthur.

Kurse, për vendasit dy gola u shënuan nga Louis Schaub dhe një nga Ibrahima Ndiaye.

Pas kësaj fitore, Baseli tani ka 39 pikë dhe renditet i treti, kurse Zurichi i teti me 32 pikë.

Golat e shënuar nga Edon Zhegrova sonte mund t’i shikoni në videot e mëposhtme. Vlen të theksohet se reprezentuesi kosovar të dy golat i shënoi brenda katër minutave (18 dhe 22). /Zeri.info