Koeman: Unë nuk i mbështes kritikuesit e Real Madridit, “El Clasico” është ndryshe nga ndeshjet tjera

Koeman: Unë nuk i mbështes kritikuesit e Real Madridit, “El Clasico” është ndryshe nga ndeshjet tjera

Sport April 09, 2021 - 19:17
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, pret që ndeshja ndaj Real Madridit të jetë e mirë, por nuk beson që kjo ndeshje do jetë vendimtare për titull, transmeton Zeri.info,

Nesër (e shtunë) zhvillohet “El Clasicos” mes Real Madridit dhe Barcelonës. Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.

Në prag të kësaj ndeshje, Ronald Koeman sot ka deklaruar: "El Clasico është ndryshe nga ndeshjet e tjera. Barcelona është mirë, ne jemi në formë të mirë, po luftojmë për titullin.

Real Madridi po kritikohet shumë. Ata vazhdojnë të luajnë në Ligën e Kampionëve dhe të luftojnë për titullin La Liga. Unë nuk i mbështes ata që i kritikojnë. Ata kanë lojtarë të shkëlqyeshëm, do të jetë një ndeshje e mirë. Të dy ekipet e kuptojnë se sa e rëndësishme është të fitosh.

Rezultati i kësaj ndeshje nuk do të jetë vendimtar [në garën për titll], sepse do të ketë edhe shumë ndeshje. Nuk do të jetë e lehtë për asnjë skuadër të fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura” – ka deklaruar Koeman.

Ndryshe, ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet nga ora 21:00 në “Alfredo di Stefano”. /Zeri.info