ZYRTARE: Tifozët do lejohen në Kampionatin Evropian, ky është njoftimi i fundit nga UEFA

ZYRTARE: Tifozët do lejohen në Kampionatin Evropian, ky është njoftimi i fundit nga UEFA

Sport April 09, 2021 - 18:36
Lajmet e fundit nga sporti

Kampionati Evropian “Euro 2020” do të zhvillohet me praninë e tifozëve, shkruan Zeri.info.

Kjo është bërë e ditur nga UEFA sot, përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.

Shtëpia e futbollit evropian ka njoftuar se deri më tani tetë shtete organizatore të kampionatit kanë pranuar që të lejohen tifozët, kurse katër vende tjera vendimin e tyre do e marrin më 19 prill.

50% e kapacitetit të stadiumit të Shën Petersburgut do të jenë të mbushur me tifozë, ashtu si edhe në Baku, kurse Budapesti do lejojë 100%, por me masa të rrepta

Amsterdami, Bukureshti, Kopenhaga dhe Glasgow kanë lejuar 25 deri në 33%, kurse Londra ka konfirmuar se do të lejojnë 25%.

Për vendimet e tyre më vonë do njoftojnë edhe Munichi, Roma, Bilbao e Dublini.

 

Kujtojmë se “Euro 2020” ishte i paraparë që të zhvillohet në verën e vitit të kaluar, por nuk që e mundur shkaku i koronavirusit.

Kampionati Evropian do të zhvillohet në verën e këtij viti, por do të vazhdojë të quhet “Euro 2020”. /Zeri.info