Trepça '89 shënon fitore të rëndësishme ndaj Arbërisë

Trepça '89 shënon fitore të rëndësishme ndaj Arbërisë

Sport April 09, 2021 - 17:04
DETAJET

Pas një barazimi dhe tri humbjeve radhazi, skuadra e Trepçës ’89 është kthyer te fitorja në Superligë, shkruan Zeri.info.

Skuadra mitrovicase ka mposhtur në udhëtim Arbërinë në kuadër të javës së 28-të.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Zahir Pajaziti” të Podujevës ka përfunduar me rezultatin 0-1.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për “Xehtarët” e shënoi Adenis Shala në minutën e tetë.

Trepça ’89 tani ka 35 pikë dhe renditet në pozitën e pestë, kurse Arbëria mbetet e parafundit (e nënta) me 27 pikë. 

Arbëria - Trepça '89 0:1

- Përfundon ndeshja, Trepça '89 merr pikë tre pikë nga ndeshja ndaj Arbërisë.

+6 minuta lojë shtesë.

88' Zëvendësim te Trepça ’89: Valon Dedia inkuadrohet në vend të Muharrem Jasharit.

85' Muharrem Jashari gjuan fuqishëm nga largësia, por traversa ia mohon golin.

83' Aldin Adzovic ndëshkohet me karton të verdhë.

81' Zëvendësime te Arbëria: Hysen Bytyqi dhe Aldin Adzovic inkuadrohen në vend të Gersild Likës dhe Agron Bruqit.

79' Almir Kryeziu gjuan, topi përfundon shumë pranë portës.

75' Marclei Santos nuk shënon nga pika e bardhë, Trepça '89 mbetet në epërsi.

68' Zëvendësim te Arbëria: Anes Hot inkuadrohet në vend të Dior Zabërgjës.

67' Adenis Shala realizon, por goli nuk pranohet sepse u shënua nga pozita jashtë loje.

56' Adenis Shala gjuan prej brenda zonës, por pret Donat Kaçiu. Muharrem Jashari gjuan sërish nga topi i kthyer, por Labinot Ibrahimi shpëton gol të sigurt, duke e larguar topin nga vija fatale.

53' Zëvendësim te Trepça ’89: Gustavo Carbonieri inkuadrohet në vend të Arbnor Mujës.

51' Sadat Berisha ndëshkohet me karton të verdhë.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë 

45+’ Kapiteni i Trepçës ’89, Muharrem Jashari ndodhet në pozitë ideale për të realizuar, por tentim parabolën e tij e pret “gardiani” Donat Kaçiu

43’ Kreshnik Bahtiri i Arbërisë gjuan nga distanca, por pret portieri Darko Tofiloski

37’Zëvendësim te Arbëria, Donat Kaçiu inkuadrohet në vend të Andi Thaqit

35’ Inkuadrohet stafi mjekësor për t’i dhënë ndihmë ‘gardianit’ Andi Thaqi, i cili dërgohet me urgjencë në spital

32’ Sërish rrezikon 89’-shi, Adenis Shala gjuan mbi portë pas një kundërsulmi

24' Loja po luhet e qetë kryesisht në mesin e fushën 

16’ Skuadra nga Dobraja (Arbëria) rrezikon me mesfushorin Dior Zabërgja. Ky i fundit gjuan mbi portë nga afërsia pasi u shërbye nga Çlirim Avdulli

12’ Arbëria kërkon penallti pasi Gresild Lika pengohet në zonë nga Adenis Shala. Hesht gjyqtari Genc Nuza pavarësisht protestave

GOL: 8’ Trepça ’89 ka kaluar në epërsi (0:1) me golin e realizuar nga Adenis Shala. Ky i fundit u asistua nga Arbnor Muja

Formacionet zyrtare

Arbëria: Thaçi, Pira, Arabal, Ibrahimi, Avdyli, Zaberxha, Bahtiri, Bruqi, Kryeziu, Lika, Santos. Trajner: Arbnor Morina.

Trepça ’89: Tofiloski; Pllana, Berisha, Mashau, Ard.Muja; Nene, Nimani; Darwish, Jashari, Shala; Arb.Muja. Trajner: Shpëtim Idrizi.