Infektuar: 97996
Shëruar: 82064
Vdekur: 1988
Donjeta Sadiku përgatitet në Finlandë me medalistes olimpike

Donjeta Sadiku përgatitet në Finlandë me medalistes olimpike

Sport April 08, 2021 - 20:29
Zbuloni detajet

Me ftesë të Federatës së Boksit të Finlandës dhe Komitetit Olimpik të Finlandës, boksierja jonë, Donjeta Sadiku, së bashku me trajnerin e saj, Besim Brahimi, janë ftuar për të marrë pjesë në përgatitje në Tampere të Finlandës.

Donjeta Sadiku është ftuar si sparing partnere e boksieres më të mirë në botë, medalistes olimpike, botërore dhe evropiane, Mira Potkonenn.

Image

Përgatitjet do të mbahen prej 9-22 prill 2021.

Federata e Boksit e Kosovës e vlerëson lartë ftesën, e cila është e mirëseardhur për boksierën Sadiku, të cilës do t'i ndihmojë si parapërgatitje për kualifikimet evropiane për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që mbahen në Paris të Francës, prej 04-08 qershor 2021.

Image

FBOXK falënderon Federatën e Boksit të Finlandës dhe trajneren Maarit Teuronen, për ftesën, si dhe për heqjen e të gjitha shpenzimeve për Donjeta Sadikun. /Zeri.info

Image