Infektuar: 97996
Shëruar: 82064
Vdekur: 1988
Kosova e fiton miqësoren me Maqedoninë e Veriut

Kosova e fiton miqësoren me Maqedoninë e Veriut

Sport April 08, 2021 - 20:13
Zbuloni detajet

Vashat e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e parë miqësore në ballafaqim me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, që u zhvillua sot në Shkup, kanë triumfuar me rezultat bindës 3:1.

Futbollistet tona gjatë gjithë ndeshjes ishin më të mira, duke zotëruar plotësisht takimin. E qarkulluan më mirë topin, bashkëvepruan më mirë, krijuan aksione të mira e të rrjedhshme dhe ne konkretizime me gola.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat minimal me golin e Donjeta Halilajt në minutën e 40-të pas një goditje nga largësia dhe topi nëpër shuplakat e portieres Lekoska përfundoi në rrjetë.

Edhe pjesa e dytë nisi me mbizotërim të Dardaneve, të cilat në minutën e 55-të shtojnë epërsinë në 2:0 pas një aksioni vetjak të Fleta Musajt para portës maqedonase.

Pas golit të dytë futbollistet e Maqedonisë së Veriut, morën një iniciativë të lehtë dhe arritën të ngushtojnë epërsinë e Dardaneve përmes Yllza Maksutit.

Deri në fund të takimit futbollistet tona plotësisht e kontrolluan ndeshjen dhe në minutën 85-të Feride Kastrati u përkujdes që të shënojë golin e tretë për 3:1, me të cilin rezultat përfundoi edhe ky takim.

Miqësorja e dytë ndërmjet këtyre dy ekipeve do të luhet të dielën më 11 prill. /Zeri.info