Infektuar: 97996
Shëruar: 82064
Vdekur: 1988
ZYRTARE: Istogu eleminohet në tavolinë, Dukagjini në finale të Kupës

ZYRTARE: Istogu eleminohet në tavolinë, Dukagjini në finale të Kupës

Sport April 08, 2021 - 20:07
Zbuloni detajet

Dukagjini i Klinës është finalisti i parë i Kupës së Kosovës për edicionin 2020/21.

Skuadra nga Klina ka shfrytëzuar të drejtën e ankesës ndaj futbollistit të Istogut, Erion Çeta, i cili nuk kishte të drejtë loje për shkak të tre kartonëve të verdhë dhe kështu e ka fituar ndeshjen në tavolinë me rezultat 0-3.

Lajmi u konfirmua pak orë më parë edhe nga Zeri.info.

Komisioni i Garave ka marrë vendim për ta përjashtuar Istogun nga rundi i gjysmëfinales dhe njëherit i jep mundësinë Dukagjinit të kualifikohet në ndeshjen final pa patur nevojë për ta zhvilluar duelin kthyes.

Komisioni i Garave për Superligë dhe Ligë të Parë, në mbledhjen e vet të mbajtur me date 08.04.2021, shqyrtoi ankesën e KF Dukagjini të parashtruar me datë 07.04.2021 ndaj regjistrimit të ndeshjes për Kupën e Kosovës ndërmjet KF Istogu – KF Dukagjini.

Në këtë mbjedhje u konstatua se pati shkelje në ndeshjen gjysmëfinale mes këtyre dy ekipeve.

Ky është vendimi i marrë pas mbledhjes së Komisionit të Garave:

1.Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës e zhvilluar me 07.04.2021 KF Istogu – KF Dukagjini regjistrohet me rezultat zyrtar 0-3 në favor të KF Dukagjini;

2.KF Istogu eliminohet nga garat e mëtejmë të Kupës së Kosovës 2020/2021

Arsyetim:

Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes së gjysmëfinales së parë të Kupës së Kosovës, KF Istogu – KF Dukagjini, konstatoi se KF Dukagjini ka ushtruar ankesë në pa rregullsinë e paraqitjes së lojtarit Erion Ceta me nr 9 ID 004763M98, i cili ështe aktivizuar me dy kartonë të verdhë për KF Istogu.

Gjatë administrimit Komisioni i Garave konstatoi se ankesa e Kf Dukagjinit është e afatshme, e lejuar, e taksuar dhe i përmbush të gjitha kushtet për shqyrtim nga Komisioni i Garave .

Pas shikimit të protokolleve zyrtare të ndeshjeve të Kupës së Kosovës, Komisioni i Garave ka vërtetuar se lojtari i lartëcekur ka qenë i ndëshkuar me kartonë të verdhë në ndeshjen KF Besa – KF Istogu, e zhvilluar me datë 16.12.2020 si dhe në ndeshjen KF Istogu – KF [email protected] e zhvilluar me 18.03.2021.

Bazuar në nenin 56 të Propozicioneve të garave 2020/2021 Komisioni i Garave konstatoi se lojtari i KF Istogu me nr 9 Erion Ceta me nr ID 004763M98 në ndeshjen e gjysmëfinales së parë të Kupës së Kosovës KF Istogu – KF Dukagjini, e zhvilluar me 07.03.2021 në Istog nuk ka pas të drejtë loje, andaj ankesa e KF Dukagjini miratohet si e bazuar dhe ndeshja regjistrohet me rezultatin 0-3 në favor të KF Dukagjini.

Në bazë të Rregullores së garave neni 75 , pika 4 , alinea 4 KF Istogu eliminohet nga garat e mëtejme të Kupës së Kosovës 2020/2021. /Zeri.info