Infektuar: 101517
Shëruar: 87012
Vdekur: 2072
Delegohen gjyqtarët për xhiron e 28-të në Superligë, Visar Kastrati në kryendeshje

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 28-të në Superligë, Visar Kastrati në kryendeshje

Sport April 08, 2021 - 17:45
Zbuloni detajet

Superliga e Kosovës po shkon drejt fundit pasi që pritet të fillojë faza e katërt dhe njëherit e fundit për edicionin 2020/21.

Tashmë Komisioni për Delegimin e Gjyqtarëve ka vendosur për ‘këmishzinjtë’ që do të ndajnë drejtësinë në këto ndeshje, duke e bërë delegimin e tyre për xhiron e 28-të.

Gjyqtari me stemën e FIFA-s, Visar Kastrati është deleguar për ta ndarë drejtësinë në ndeshjen kryesore të kësaj jave ndërmjet Llapit dhe Dritës. Ai do të shoqërohet nga asistentët Granit Hyseni dhe Elvis Bicaj, ndërkohë që Mentor Ajeti do jetë gjyqtar i katërt.

Në një tjetër ndeshje të rëndësishme sikurse ajo ndërmjet Arbërisë dhe Trepçës ’89, e cila është e vlefshme për mbijetesë janë deleguar po ashtu gjyqtarë me stemën e FIFA-s.

Genc Nuza do ta ndajë drejtësinë në këtë përballje si gjyqtar i kryesor, ndërkohë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj do të jenë asistent. Burim Jahmurataj do jetë gjyqtar i katërt në këtë përballje.

Njëherit dueli ndërmjet Arbërisë dhe Trepçës ’89 hap siparin e kësaj xhiro, i cili zhvillohet të premtën me 9 prill.

Më poshtë mund ta gjeni edhe listën e gjyqtarëve të deleguar për ndeshjet e kësaj xhiro:

Image