Infektuar: 97996
Shëruar: 82064
Vdekur: 1988
Para “El Clasicos”, Benzema: Messi bën gjithçka për Barcelonën, ai është shumë i rrezikshëm

Para “El Clasicos”, Benzema: Messi bën gjithçka për Barcelonën, ai është shumë i rrezikshëm

Sport April 08, 2021 - 15:56
Lajmet e fundit nga sporti

Karim Benzema ka thënë se Lionel Messi është një lojtar i rrezikshëm, transmeton Zeri.info.

Real Madridi dhe Barcelona zhvillojnë të shtunën “El Clasicon” e javës së 30-të në La Liga.

Në prag të kësaj ndeshje, Benzema ka folur për kundërshtarin dhe në veçanti për Messin.

“Barcelona gjithmonë ka topin, ata kanë një portier të mirë dhe Messin. Ai është një lojtar që bën gjithçka për Barcelonën. Duhet të keni kujdes me të, sepse është shumë i rrezikshëm” – tha sulmuesi francez.

Tutje, Benzema foli edhe për formën e mirë që po kalon me “Los Blancos” në këtë sezon.

“Nuk e di nëse ky sezon do të jetë më i miri në karrierën time. Çdo vit filloj nga e para dhe dua të paraqitem më mirë se në sezonet e mëparshme. Tani kam një seri të golave. Nëse mund të vazhdoj të punoj dhe ta ndihmoj skuadrën të fitojë, do ta bëj. E rëndësishme është të fitosh” – shtoi Benzema.

Ndryshe, ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës zhvillohet nga ora 21:00 në “Alfredo di Stefano”. /Zeri.info