Infektuar: 97996
Shëruar: 82064
Vdekur: 1988
Telashe për Bayernin: Përveç Lewandowskit e Gnabryt, edhe dy futbollistë tjerë do të mungojnë në ndeshjen e kthimit ndaj PSG-së

Telashe për Bayernin: Përveç Lewandowskit e Gnabryt, edhe dy futbollistë tjerë do të mungojnë në ndeshjen e kthimit ndaj PSG-së

Sport April 08, 2021 - 15:08
Lajmet e fundit nga sporti

Niklas Sule dhe Leon Goretzka pritet t’i mungojnë Bayern Munichit në ndeshjen e kthimit ndaj Paris Saint-Germainit, transmeton Zeri.info.

Të mërkurën mbrëma, Bayern Munich pësoi humbje 2-3 nga Paris Saint-Germaini në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Sule dhe Goretzka pësuan lëndime dhe u zëvendësua në pjesën e parë. Dhe, sipas “Bild”, të dy lojtarët do të mungojnë në ndeshjen e kthimit që zhvillohet më 13 prill.

Përveç tyre, te kampioni në fuqi gjerman dhe evropian mungojnë edhe Robert Lewandowski e Serge Gnabry. /Zeri.info