Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
FFK shpenzon mbi 140 mijë euro shpedicion gjatë vitit të pandemisë

FFK shpenzon mbi 140 mijë euro shpedicion gjatë vitit të pandemisë

Sport April 08, 2021 - 13:49
Detajet

Federata e Futbollit e Kosovës sot pritet ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës pas më shumë se dy vitesh. Ky kuvend është i shumë pritur nga klubet sportive në vend, por i ka penalizuar ato për ta ndjekur ‘online’, duke u arsyetuar në masat e reja për “Covid – 19”.

Megjithatë, ky kuvend pritet që të mbahet online, ani pse shumë klube nuk janë pajtuar për një formë të tillë dhe kishin kërkuar që të shtyhet. Gazeta “Sheshi” ka siguruar pikat e rendit të ditës që priten të mbahen në këtë kuvend.

Image

Pika e katërt në këtë mbledhje është “Miratimi i raportit financiar 01.01.2020 – 31.12.2020.

Pra, sot pritet të bëhet miratimi për vitin 2020, kurse për vitin 2019 nuk është miratuar për shkak se FFK-ja nuk e ka mbajtur Kuvendin e Punës.

Në vitin e pandemisë mbi 1 milion euro shpenzime më shumë!

Sipas pasqyrës financiare, në vitin 2020, Federata e Futbollit e Kosovës ka pasur shpenzime 12,013,369 euro apo 1,250,409 euro më shumë se në vitin 2019 kur atëherë shpenzonte 10,769,960 euro.

Image

Për paga, FFK-ja shpenzoi 3,154,459 euro, derisa në vitin 2019 kishte pak më shumë shpenzime apo thënë më ndryshe 3,525,964 euro.

Për ndihmat kundrejt klubeve u shpenzuan 1,131,357 euro, derisa në vitin 2019 kishte shumë pak – 209,204 euro.

Për akomodim janë dhënë 367,946 euro, për udhëtim 346,922 euro, kurse për shpedicion eshte shpenzuar 140,893 euro.

Investimet në infrastrukturë

Klubet në futbollin kosovar kërkesat më të mëdha ndaj FFK-së i kanë pasur për përmirësimin e kushteve infrastrkurore.

Për rinovimin e stadiumeve për klubet kosovare nuk u dha asnjë cent, derisa në vitin 2019 u ndanë 120 mijë euro.

Image

Shpenzimet administrative

Shpenzimet e rrymës, zyrës, qirasë, telefonit, internetit e të tjera bëjnë pjesë në shpenzimet administrative.

FFK-ja përgjatë vitit 2020 vetëm për rrymë ka shpenzuar 59,184 euro, derisa në vitin 2919 kishte shpenzuar 65,333 euro.

Image

Rritja e të hyrave

Gjatë vitit 2020, Federata e Futbollit e Kosovës ka pasur të hyra prej 11,958,589 euro, kurse në vitin 2019 ka pasur vetëm 10,762,960 euro, që në fund i bie që përdallim nga viti 2019 kishte rritje të të hyrave prej 1,195,629 euro.

Këtu bëjnë pjesë të hyrat nga UEFA, të drejtat autoriale, FIFA, subvencionet, aktivitetet e zakonshme, marketingu, sponzorizimi, organizimi i ndeshjeve, participimi dhe të hyrat e shtyra.

Image

Borxhet e FFK-së

Ndërkaq, sa i përket detyrimeve afatgjata që përfshijnë detyrimet nga të hyrat e shtyra, në vitin 2020 kishte 1,091,804 euro, derisa në vitin 2019 kishte më shumë – 3,879,432 euro.

Në total, detyrimet afatshkurtra dhe afatgjata për vitin 2020 ishin 1,221,356 euro, kurse për vitin 2019 ishin 3,958,483 euro.

Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë Kuvendin e Rregullt të Punës sot (e enjte) më 8 prill në orën 17:00.