Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Keita drejt largimit nga Liverpooli, klubi i njohur anglez shpreh interesim për të

Keita drejt largimit nga Liverpooli, klubi i njohur anglez shpreh interesim për të

Sport April 08, 2021 - 12:11
Lajmet e fundit nga sporti

Leicester City raportohet se mund të jetë destinacioni i radhës i Naby Keitas, transmeton Zeri.info.

Mesfushori nga Guinea nuk po arrin të zë vend në 11-shen startuese të Jurgen Kloppit.

Dhe pas vetëm tre viteve të kaluara në “Anfield”, 26-vjeçari mund të largohet.

“Football Insider” shkruan se interesim për të ka shprehur Leicester City, klub i cili tashmë është duke monitoruar situatën e tij.

Ndryshe, Naby Keita ka kontratë të vlefshme me Liverpoolin deri më 30 qershor të vitit 2023. /Zeri.info