Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Drejtori sportiv i PSG-së Leonardo, optimist se Mbappe e Neymari do të nënshkruajnë kontrata të reja

Drejtori sportiv i PSG-së Leonardo, optimist se Mbappe e Neymari do të nënshkruajnë kontrata të reja

Sport April 08, 2021 - 11:47
Lajmet e fundit nga sporti

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo, ka folur rreth së ardhmes së Kylian Mbappes dhe të Neymarit, transmeton Zeri.info.

Të dytë janë ndër futbollistët kryesorë te kampioni në fuqi francez, por e ardhmja e tyre ende është paqartë.

Për sulmuesin brazilian raportohet vazhdimisht për një rikthim te Barcelona, kurse sulmuesi francez është i lidhur me një kalim te Real Madridi.

Mbappe e Neymari janë në bisedime edhe për zgjatje të kontratës, por ende nuk ka diçka konkrete, pavarësisht se parisienët janë optimistë.

"Unë mendoj se së shpejti do të kemi disa lajme që do të na bëjnë të gjithëve të lumtur”, tha Leonardo, duke shtuar: “Së shpejti do të arrijmë në një situatë më konkrete për kontratat e Mbappes dhe Neymarit".

Kujtojmë se kontratat e Mbappes dhe Neymarit me PSG-në janë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2022. /Zeri.info