Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Agjenti i yllit të Napolit takohet me krerët e klubit të Milanit, shtohen zërat për një transferim të tij te “Rossonerët”

Agjenti i yllit të Napolit takohet me krerët e klubit të Milanit, shtohen zërat për një transferim të tij te “Rossonerët”

Sport April 08, 2021 - 11:30
Lajmet e fundit nga sporti

Agjenti i Lorenzo Insignes, Vincenzo Pisacane, raportohet se është takuar me krerët e klubit të Milanit, transmeton Zeri.info.

Reprezentuesi italian ka shënuar deri më tani 15 gola në 26 paraqitje në Serie A, duke vazhduar të jetë një nga futbollistët kryesor te Napoli.

Kontrata e tij me napolitanët skadon më 30 qershor të vitit 2022 dhe largimi i tij mund të ndodhë gjatë këtij viti, nëse nuk ka marrëveshje për renovim të kontratës.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se Pisacane është takuar sot me “Rossonerët”, teksa arsyeja e këtij takimi ende nuk dihet.

Megjithatë, ky takim ka shtuar edhe më shumë spekulimet rreth transferimit te Insignes te Milani. /Zeri.info