Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Formacionet e mundshme: Arsenal - Slavia Prague

Formacionet e mundshme: Arsenal - Slavia Prague

Sport April 08, 2021 - 10:51
Lajmet e fundit nga sporti

Arsenal dhe Slavia Prague sonte (e enjte) zhvillojnë ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Evropës, shkruan Zeri.info.

Skuadra çeke paraprakisht eliminoi Rangersin nga kjo garë, kurse “Topçinjtë” eliminuan Olympiacosin.

Arsenali vlerësohet si një nga skuadrat favorite për ta fituar trofeun e kësaj gare, që për ta do të ishte historike.

David Luiz e Kirean Tierney janë futbollistët që Mikel Arteta nuk do t’i këtë në dispozicion sonte, teksa Granit Xhaka është rikthyer dhe pritet të përfshihet në skuadër sonte.

Formacionet e mundshme për sonte:

Arsenal: Leno; Bellerin, Holding, Gabriel, Cedric; Partey, Elneny; Saka, Odegaard, Pepe; Lacazette.

Slavia Prague: Vagner; Bah, Zima, Hromada, Boril; Holes, Sevcik; Sima, Stanciu, Olayinka; Kuchta.

Ndeshja mes Arsenalit dhe Slavias zhvillohet nga ora 21:00 në “Emirates Stadium”. /Zeri.info