Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Pas kalimit në gjysmëfinale, Rashica: Ishte luftë e fortë, por ia dolëm

Pas kalimit në gjysmëfinale, Rashica: Ishte luftë e fortë, por ia dolëm

Sport April 08, 2021 - 10:31
Lajmet e fundit nga sporti

Të mërkurën mbrëma Werder Bremeni siguroi kalimin për në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, shkruan Zeri.info.

Skuadra nga Bundesliga eliminoi skuadrën nga Bundesliga 2, Regensburgun.

Ndeshja e zhvilluar në “Jahnstadion Regensburg” përfundoi me rezultatin 0-1.

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, ishte titullar në këtë ndeshje dhe luajti për 73 minuta.

Rashica këtë ndeshje e cilësoi se të fortë, por e rëndësishme është kalimi tutje.

“Në gjysmëfinale. Ishte një luftë e fortë, por ia dolëm”, shkroi Rashica në “Twitter”. /Zeri.info