Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Granada - Manchester United, formacionet e mundshme për sonte

Granada - Manchester United, formacionet e mundshme për sonte

Sport April 08, 2021 - 10:24
Lajmet e fundit nga sporti

Granada dhe Manchester United sonte (e enjte) zhvillojnë ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Evropës, shkruan Zeri.info.

Skuadra spanjolle paraprakisht eliminoi Molden, kurse “Djajtë e Kuq” eliminuan Milanin.

Manchester United është një nga skuadrat favorite për ta fituar trofeun e kësaj gare për herë të dytë në histori, pas triumfit në vitin 2017.

Eric Bailly, Phil Jones e Anthony Martial janë futbollistët që Ole Gunnar Solskjaer nuk do t’i këtë në dispozicion sonte.

Formacionet e mundshme për sonte:

Granada: Silva; Vallejo, Duarte, Sanchez, Diaz; Gonalons, Eteki; Kenedy, Herrera, Machis; Soldado.

Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; Fred, Pogba; Greenwood, Fernandes, James; Cavani.

Ndeshja mes Granadas dhe Manchester United zhvillohet nga ora 21:00 në “Nuevo Los Carmenes”. /Zeri.info