Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Pas fitores dhe dy golave ndaj Bayernit, Mbappe: Nuk jam lojtar që fshihem, më pëlqen të luaj në këso ndeshje të vendos fatin e tyre

Pas fitores dhe dy golave ndaj Bayernit, Mbappe: Nuk jam lojtar që fshihem, më pëlqen të luaj në këso ndeshje të vendos fatin e tyre

Sport April 07, 2021 - 23:59
Lajmet e fundit nga sporti

Paris Saint-Germain e ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Bayern Munichit në Ligën e Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Allianz Arena” ka përfunduar me rezultatin 2-3 në favor të mysafirëve nga Parisi.

Kylian Mbappe shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa një e shënoi edhe Marquinho.

Pas ndeshjes, Mbappe tha: “Së pari, ndeshja e sontme është arritje e ekipit. Unë kam përfituar nga puna e të gjithëve. Në të njëjtën kohë, ne fituam vetëm përballjen e parë. Ishte e vështirë për ne, por nuk duhet të turpërohemi për këtë . Ne do t'i futemi edhe ndeshjes së dytë me të njëjtin fokus.

Siç e thashë në Barcelonë, ëmë pëlqejnë këto ndeshje. Nuk isha i mirë me gjithçka, por nuk jam këtu për tu fshehur. Më pëlqen të luaj në ndeshje të tilla dhe të vendos rezultatin e tyre”.

Kujtojmë se ndeshja e dytë apo e kthimit mes PSG-së dhe Bayern Munichit zhvillohet më 13 prill në “Parc des Princes”. /Zeri.info