Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Mësohen çiftet gjysmëfinaliste në Ligën Unike, ja kur dhe ku zhvillohen ndeshjet

Mësohen çiftet gjysmëfinaliste në Ligën Unike, ja kur dhe ku zhvillohen ndeshjet

Sport April 07, 2021 - 23:42
Lajmet e fundit nga sporti

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit çerekfinale në Final 8 të Ligës Unike, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e parë u zhvillua nga ora 16:00 mes dy skuadrave nga Shqipëria, Goga Basket dhe Tiranës. Fitorja u takoi Goga Basketit me rezultatin 76-67.

Ndeshja e dytë u zhvillua nga ora 19:00 mes skuadrave nga Kosova, Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit. Suharekasit shënuan fitore me rezultatin 70-87.

Pasi ndeshjet çerekfinale u zhvilluan në Rahovec, pjesa finale e garave do të zhvillohet në Durrës.

Më 13 prill do të zhvillohen gjysmëfinalet, aty ku takohen Rahoveci – Peja (ora 16:00) dhe Goga Basket – Golden Eagle Ylli (ora 19:00).

Kurse, më 14 prill nga ora 16:00 zhvillohet ndeshja për vendin e tretë, derisa finalja e madhe zhvillohet nga ora 19:00. /Zeri.info