
Shqipëria pëson humbje nga Kroacia
Sport
April 07, 2021 - 23:26
Lajmet e fundit nga sporti
Kombëtarja e Shqipërisë në futsall ka pësuar humbje nga Kroacia në ndeshjen e pestë eliminatore të Kampionatit Evropian, shkruan Zeri.info.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Feti Borova” të Tiranës ka përfunduar me rezultatin 0-3.
Marionovic, Peric dhe Sekulic ishin autorët e golave të fitores për kroatët.
Shqipëria renditet në vendin e fundit të grupit 1 me 3 pikë, po aq sa Danimarka, ndërsa Ukraina e vendit të dytë ka 6 pikë pas 4 ndeshjesh të luajtura.
Grupin e kryeson Kroacia që ka grumbulluar 15 pikë pas 5 ndeshjesh. /Zeri.info