
Bayern Munich 2-3 PSG, notat e lojtarëve: Zhgënjen Neuer, Navas vlerësohet më së larti
Sport
April 07, 2021 - 23:05
Lajmet e fundit nga sporti
Paris Saint-Germain e ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Bayern Munichit në Ligën e Kampionëve, shkruan Zeri.info.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Allianz Arena” ka përfunduar me rezultatin 2-3 në favor të mysafirëve nga Parisi.
Kylian Mbappe shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa një e shënoi edhe Marquinho.
Kurse, për “Bavarezët” golat u shënuan nga Maxim Choupo-Moting dhe Thomas Muller.
Keylor Navas u vlerësua më së larti në këtë ndeshje. Portieri i PSG-së mori notën 8.8.
Me notën më të ulët u vlerësua portieri i Bayern Munichit, Manuel Neuer (5.4). /Zeri.info