Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Të udhëhequr nga Mbappe, PSG e mposht Bayernin në “Allianz Arena”

Të udhëhequr nga Mbappe, PSG e mposht Bayernin në “Allianz Arena”

Sport April 07, 2021 - 22:53
Lajmet e fundit nga sporti

Paris Saint-Germain e ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Bayern Munichit në Ligën e Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Allianz Arena” ka përfunduar me rezultatin 2-3 në favor të mysafirëve nga Parisi.

Kylian Mbappe shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa një e shënoi edhe Marquinho.

Kurse, për “Bavarezët” golat u shënuan nga Maxim Choupo-Moting dhe Thomas Muller.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 13 prill në “Parc des Princes”. /Zeri.info