
Shënon Muller, Bayerni barazon rezultatin ndaj PSG-së
Sport
April 07, 2021 - 22:23
Lajmet e fundit nga sporti
Skuadra e Bayern Munichit ka shënuar golin e dytë dhe të barazimit ndaj Paris Saint-Germainit, shkruan Zeri.info.
Në “Allianz Arena”, Bayern Munich dhe PSG janë duke zhvilluar ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
“Bavarezët” tashmë janë rikthyer në lojë, duke barazuar rezultatin në 2-2.
Golin e dytë për kampionin në fuqi evropian e shënoi Thomas Muller në minutën e 60-të. /Zeri.info