Infektuar: 98835
Shëruar: 83591
Vdekur: 2008
Përfundojnë ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës: Llapi mposht Prishtinën, Dukagjini fiton ndaj Istogut

Përfundojnë ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës: Llapi mposht Prishtinën, Dukagjini fiton ndaj Istogut

Sport April 07, 2021 - 16:54
Detajet

Sot janë zhvilluar ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” u takuan Prishtina dhe Llapi, ku fitore shënuan llapjanët me rezultatin 2-3.

Ahmed Januzi shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa një e shënoi edhe Kushtrim Shabani. Kurse, golat për kryeqytetasit u shënuan nga Albin Prapashtica e

Ndeshja tjetër gjysmëfinale u zhvillua në “Demush Mavraj”, mes Istogut dhe Dukagjinit.

Fitore shënuan mysafirët nga Klina me rezultatin 1-2. Altin Merlaku dhe Abedin Merlaku realizuan për Dukagjinin, kurse Ragip Mazrekaj shënoi golin e vetëm për vendasit.

Kujtojmë se ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 21 prill.

Prishtina - Llapi 2-3

- Përfundon ndeshja, Llapi e fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale.

90+' GOOOL! Prishtina realizon edhe golin e dytë, golashënues Mërgim Pefqeli.

75' Qëndrim Zyba provon nga distanca, por topi shkon larg portës.

66' GOOOL! Prishtina shënon golin e parë në ndeshje, realizon Albin Prapashtica.

62' GOOOL! Llapjanët shënojnë edhe golin e tretë, realizator Kushtrim Shabani.

58' GOOOL! Llapi dyfishon epërsinë, realizon sërish Ahmed Januzi.

48' Sabien Lilaj humb një rast të 100% shënimi.

45' Fillon pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

37′ Prishtina nuk ka treguar asgjë deri më tani.

28′ Selamaj (Llap) gjuan nga distanca, por për fat të Prishtinës topi shkon pranë shtyllës.

21′ Idrizi (Llap) gjuan me kokë, por topi shkon mbi portë.

10′ Prishtina po tenton të rikthehet në lojë, por pa sukses deri më tani.

06′ GOOOL! Llapi kalon në epërsi falë golit të Ahmed Januzit me kokë 0-1

01′ Hoti (Llap) gjuan me kokë, por pa rrezik për portierin e Prishtinës.

Nis takimi!

Prishtina: Nika, Bekteshi, Bardhoku, Krasniqi, Zyba, Lilaj, E.Krasniqi, Mankenda, Mici, Kryeziu, Abazi. Trajner: Zekirija Ramadani.

Llapi: Coric, Idrizi, Krasniqi, Prençi, Emini, Ar.Ramadani, Shabani, Hoti, Selmani, Veliu, Januzi. Trajner: Tahir Batatina.

GjyqtarëShpëtim Murtezi, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Selim Isufi.

Istogu - Dukagjini 1-2

- Përfundon ndeshja, Dukagjini e fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale.

76' GOOOL! Dukagjini rikthen shpejt epërsinë, realizon me kokë Abedin Merlaku.

75' GOOOL! Istogu barazon rezultatin në 1-1, realizon Ragip Mazrekaj.

69' Portieri i Dukagjinit, Altik Muhaxhiri, pret penalltinë e ekzekutuar nga Qendrim Jahaj.

45' Fillon pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

28'  GOOOOL! Dukagjini kalon në epërsi përmes Altin Merlakut.

24′ Rexhaj (Ist) gjuan me volle, por pret Muhagjiri i Dukagjinit.

15′ Lojë e baraspeshum në “Demush Mavraj”.

05′ Jahaj (Ist) gjuan nga distanca, por mbrojtja e Dukagjinit është në vend.

Nis ndeshja

IstoguHajzeraj, Alushaj, Bajraktari, Rexhepi, Mazrekaj, Jahaj, Kurteshi, Stephane, Olivier, Qeta, Rexhaj. Trajner: Nazmi Rama.

Dukagjini: Muhaxhiri, Basriu, Syla, Hasanaj, Kuqi, Gashi, Jashanica, Millaku, Merlaku, Osmani, Mulaj. Trajner: Armend Dallku.

GjyqtarëGenc Nuza, Edmond Zeqiri, Besnik Morina, Besfort Kasumi.

/Zeri.info