Infektuar: 97996
Shëruar: 82064
Vdekur: 1988
Luftëtarja e frikshme kosovare:  Në kafaz jam agresive, por në realitet jam vajzë miqësore

Luftëtarja e frikshme kosovare: Në kafaz jam agresive, por në realitet jam vajzë miqësore

Sport April 06, 2021 - 13:58
Detajet

Vajzat kosovare vazhdojnë ta bëjnë botën të flas për to. Derisa Majlinda Kelmendi, njihet si një luftëtare shumë e suksesshme në sportin e xhudos, një tjetër vajzë shqiptare, por shumë më agresive, është luftëtarja në Artet Marciale të Përziera, Bestare ‘Besti’ Kicaj.

Ajo në një intervistë për ‘Blick’ ka treguar veçorit e këtij sporti të vështirë, derisa ka thënë se në jetën e përditshme është shumë miqësore dhe aspak agresive siç duket në kafaz, transmeton Demokracia.com.

“Unë jam një vajzë miqësore. Por, në kafaz unë jam agresive, unë dua ta shkatërroj kundërshtaren”, ka thënë Kicaj.

Image

33-vjeçarja jeton në Cyrih derisa ka prejadhje nga Kosova.

“Për mendimin tim, futbolli dhe sporti me ski janë më të rrezikshme dhe ka më shumë lëndime sesa këtu në kafaz. Unë kam thyer vetëm një herë dorën. Kurse në sportet tjera është më ndryshe”, u shpreh 33-vjeçarja kosovare.

Luftëtarja tregon se pëlqimin për luftë e mori duke shikuar filma me vëllezërit e saj.

“Unë gjithmonë kam qenë një djalë, jam rritur me dy vëllezërit e mi duke shikuar filma me luftë”, tregon Bestarja.

Image