Federata spanjolle kërkon të largohet flamuri i Kosovës në stadium para ndeshjes, tentimi i tyre dështoi

Federata spanjolle kërkon të largohet flamuri i Kosovës në stadium para ndeshjes, tentimi i tyre dështoi

Sport March 31, 2021 - 20:38
Lexoni detajet!

Pas pak minutave, do të nisë sfida mes Spanjës dhe Kosovës në La Cartuja të Sevillës.

Në një lidhje direkte me T7, gazetari Berat Buzhala, që është i pranishëm në stadiumin La Cartuja të Sevillës, ka zbuluar se kanë pasur disa probleme të vogla para takimit.

Ai ka zbuluar se atyre iu afruan autoritet e Federates Spanjolle te Futbollit duke kërkuar t’ia marrin flamurin e Kosovës.

Buzhala shpjegon se kërkesa e tyre për t’ia marrë flamurin e Kosovës nuk ishte armiqësore, me pretekstin se janë urdhëratë nga lart.

Mirëpo, ai zbuloi se me insistimin e tyre, flamuri ka qëndruar dhe janë pajtuar në fund dhe ata. /Express