16 vjet nga goli magjik i Ronaldinhos, që heshti “Stamford Bridge”-n në Ligën e Kampionëve

16 vjet nga goli magjik i Ronaldinhos, që heshti “Stamford Bridge”-n në Ligën e Kampionëve

Sport March 08, 2021 - 13:09
Lexoni detajet!

Në këtë ditë më 2005-n ylli brazilian Ronaldinho shënoi një nga golat më të bukur në karrierën e tij si futbollist, përcjell “Zeri.info”.

Chelsea fitoi 4:2 në “Stamford Bridge” në Ligën e Kampionëve, me vendasit që shënuan plot tri herë brenda 20 minutave lojë.

Me dy gola iu kundërpërgjigj Ronaldinho, teksa goli i dytë do të mbahet mend gjatë për mënyrën se si kishte realizuar ai atë kohë.

Braziliani e kishte ndalur topin jashtë zonës së portierit dhe plasoi një goditje që nuk u pritur as nga “gardiani” i “Bluve” i cili u “detyrua” ta nxjerrte topin nga porta e tij.

Barcelona u eliminua në këtë duel dhe ishte Chelsea që preku çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. /Zeri.info

VIDEO