Ylli anglez i Borussia Dortmundit pëson lëndim të rëndë

Ylli anglez i Borussia Dortmundit pëson lëndim të rëndë

Sport March 08, 2021 - 11:30
Detajet

Ylli i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, së fundmi e ka pësuar një lëndim të rëndë, duke i dëmtuar muskujt, shkruan “The Sun”, përcjell Zeri.info.

Sipas “The Sun”, anglezi do t’i mungojë një kohë të gjatë Dortmundit dhe Kombëtares së Anglisë, të paktën deri në fundt të prillit. 

Sancho ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë gjithë periudhës që ka luajtur në Dordmund, që prej fillimit të edicionit.

Ai shënoi tetë gola dhe shtatë asistime në 13 paraqitje.

20-vjeçari ka 18 paraqitje për Anglinë, duke e bërë debutimin e tij në Ligën e Kombeve kundër Kroacisë në vitin 2018, ku Sancho atë ndeshje ishte vetëm 18-vjeçar.

Klubi i Dordmundit për momentin është i gjashti në tabelën e Bundesligës, 16 pikë prapa liderit Bayern. /Zeri.info