Zymberi “shpërthen” ndaj deklaratës së Duros: Trajnerët vendorë janë të përmbajtur, ai nuk ka ardhur të shpikë futbollin në Kosovë

Zymberi “shpërthen” ndaj deklaratës së Duros: Trajnerët vendorë janë të përmbajtur, ai nuk ka ardhur të shpikë futbollin në Kosovë

Sport March 08, 2021 - 10:19
Lexoni detajet!

Drita ka fituar ndeshjen e fundit të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll ndaj Feronikelit në Drenas me rezultat minimal 0:1, përcjell “Zeri.info”.

Në këtë përballje kishte ankesa në nivelin e referimit për shkak të një rasti diskutabil ku lojtarët dhe stafi i “Industrialistëve” kërkuan 11-metërsh.

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, pas ndeshjes kishte shpërthyer në akuza ndaj gjyqtarëve.

Drejtori sportiv i kampionëve në fuqi, Valon Zymberi ka deklaruar në emisionin “Dueli Sportiv” se trajnerët kosovarë janë të përmbajtur, kurse për Duron është shprehur se ai nuk ka ardhur ta shpik futbollin në Kosovë.

“Shumica e trajnerëve pa e pa ndeshjen e sekuencat japin deklarata të tilla si ai i Feronikelit. Jam i habitur si ka mundësi që ai paragjykon pa parë sekuencat. Trajnerët në Kosovë janë të përmbajtur, por këta trajnerë që vijnë nga jashtë mundohen me na shpik ujin e vakët”, është shprehur Zymberi.

“Ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme, ai nuk ka ardhur ktu me shpik futbollin pasi këtu nuk po nis gjithçka prej zeros”, ka deklaruar ai. /Zeri.info