Kane dhuroi spektakël për Tottenhamin, “bombardoi” portën kundërshtare me gol të bukur

Kane dhuroi spektakël për Tottenhamin, “bombardoi” portën kundërshtare me gol të bukur

Sport March 08, 2021 - 09:45
Lexoni detajet!

Dy golat e Gareth Bale dhe dy të tjerë nga Harry Kane ia siguruan fitoren e katërt rresht Tottenhamit në Premierligë, përcjell “Zeri.info”.

“Spurs” mposhtën thellë 4:1 skuadrën e Crystal Palaces, në kuadër të javës së 27-të.

Sulmuesi anglez, Harry Kane realizoi një super gol në këtë përballje dhe një nga më të mirët e sezonit.

Kane shënoi në minutën e 52-të për rezultatin 3:1, teksa mori një asistim nga Doherty, ku nga jashtë zonës e dërgoi topin në rrjetë duke e lënë pa gjasa portierin mysafir, Guaita.

27-vjeçari ishte në mbrëmjen e tij më të mirë pasi përveç golave, asistoi edhe në dy tjerët të realizuar nga Bale.

Reprezentuesi i Anglisë ka regjistruar 16 gola dhe 13 asistime në Premierligë. /Zeri.info

VIDEO