Pas fitores ndaj Osasunës, Barcelona regjistron një rekord të ri në La Liga

Pas fitores ndaj Osasunës, Barcelona regjistron një rekord të ri në La Liga

Sport March 07, 2021 - 10:03
Lajmet e fundit nga sporti

Pas fitores të shtunën mbrëma ndaj Osasunës, Barcelona ka shënuar një rekord të ri në La Liga, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar mbrëmë në “El Sadar” përfundoi me rezultatin 0-2. Jordi Alba dhe Ilaix Moriba shënuan golat e fitores, teksa Lionel Messi ishte asistues te të dy golat.

Moriba u bë lojtari i tretë nën moshën 19 vjeçare që shënon gol për katalunasit në këtë sezon. Ai është 18 vjeç.

Kështu, Barcelona bëhet klubi i parë në histori të La Ligës që ka për golashënues tre futbollistë nën 19 vjeç brenda një sezoni.

Më herët, rrugën për te goli e kishin gjetur edhe dy 18 vjeçarët, Pedri e Ansu Fati. Madje, këta të fundit golat e parë me fanellën e Barcelonës i kanë shënuar si 17 vjeçarë. /Zeri.info