Atletico Madrid - Real Madrid, mungesat dhe formacionet e mundshme

Atletico Madrid - Real Madrid, mungesat dhe formacionet e mundshme

Sport March 07, 2021 - 09:41
Lajmet e fundit nga sporti

Vëmendja kryesore e javës së 26-të në La Liga do të jetë sot në derbin e Madridit, shkruan Zeri.info.

Nga ora 16:15, në “Wanda Metropolitano”, Atletico Madridi e pret rivalin lokal, Real Madridin.

“Los Colchoneros” janë lider në Spanjë me 58 pikë edhe ende do kenë një ndeshje më pak se Barcelona e Reali.

“Los Blancos” kanë 53 pikë dhe renditen të tretit dhe me fitore eventuale do të barazonin pikët me katalunasit.

Mungesat dhe formacionet e mundshme:

Jose Gimenez dhe Hector Herrera janë futbollistët që do t’i mungojnë Diego Simeones sot.

Në anën tjetër, Zinedine Zidane nuk do të mund të llogarisë në Eden Hazardin, Sergio Ramos, Marianon dhe Daniel Carvajalin.

Formacioni i mundshëm i Atletico Madridit: Oblak; Savic, Felipe, Hermoso; Trippier, Llorente, Koke, Saul, Carrasco; Felix, Suarez.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois; Vazquez, Nacho, Varane, Mendy; Modric, Casemiro, Kroos, Valverde; Benzema, Vinicius.

/Zeri.info