Feronikeli - Drita, rezultatet nga pesë përballjet e tyre direkte dhe renditja momentale në tabelë

Feronikeli - Drita, rezultatet nga pesë përballjet e tyre direkte dhe renditja momentale në tabelë

Sport March 07, 2021 - 09:05
Lajmet e fundit nga sporti

Gjatë ditës së sotme (e diel) do të zhvillohet ndeshja e fundit në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Feronikeli – Drita është ndeshja që mbyll këtë javë, ndeshje e cila pritet të jetë shumë interesante.

Të dy skuadrat do të hynë në këtë ndeshje, pas fitoreve në xhiron e kaluar. “Nikli” mposhti Arbërinë, kurse “Intelektualët” fituan ndaj Besës.

Rezultatet nga pesë ndeshjet e tyre të fundit mes vete:

Image

Me fitore eventuale sot, Drita do të rikthehej në pozitën e liderit, pasi momentalisht mbajnë pozitën e tretë me 47 pikë, aq sa Prishtina e vendit të dytë dhe një më pak se Ballkani i vendit të parë.

Në anën tjetër, edhe për Feronikelin pikët janë të rëndësishme, sidomos në nje ndeshje derbi. Skuadra nga Drenasi momentalisht e renditet e gjashta me 27 pikë dhe me fitore do ta përforconte këtë pozitë.

Renditja momentale në Superligë:

Image

Ndeshja mes Feronikelit dhe Dritës zhvillohet në “Rexhep Rexhepi” nga ora 13:30 dhe ne do t’iu mbajmë të informuar për çdo gjë rreth kësaj ndeshje. /Zeri.info