E diela e rezervuar për dy derbit e vjetër të basketbollit

E diela e rezervuar për dy derbit e vjetër të basketbollit

Sport March 07, 2021 - 08:23
Lajmet e fundit nga sporti

Gjatë ditës së sotme (e diel) do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Zeri.info.

E diela është e rezervuar për dy derbit e vjetër të basketbollit vendor. Trepça do të jetë nikoqire e Bashkimit në këtë xhiro që do të luhet të dielën në ora 17:00 në palestrën “Minatori”.

“Xehetarët” ndodhen në formë të mirë në duke ju rikthyer fitoreve pas një fillimi të dobët, ata kanë tetë fitore dhe 13-të humbje duke u renditur në pozitë të gjashtë, kurse mysafirët pas dy humbjeve do të kërkojnë të ju rikthehen fitoreve. Prizrenasit kanë dhjetë fitore dhe 11-të humbje në pozitën e pestë.

Dueli i dy skuadrave më të suksesshme në basketbollist kosovar në mes Sigal Prishtinës dhe Pejës do të zhvillohet të dielën në ora 19:00.

Ekipi nga kryeqyteti hyn në këtë ndeshje pas një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Bashkimit, ndërsa pejanët pasi që angazhuan ish-trajnerin e Sigal Prishtinës, Dragan Radovic, kërkojnë të ju rikthehen fitoreve pas një humbje turpëruese nga Vëllzanimi në xhiron e kaluar.

Prishtina ka shtatë fitore dhe 14-të humbje, ndërsa mysafirët kanë 12-të fitore dhe nëntë humbje. /Zeri.info