FC Prishtina një pikë larg kreut, Gjilani rrezikon edhe vendin e katërt në tabelë

FC Prishtina një pikë larg kreut, Gjilani rrezikon edhe vendin e katërt në tabelë

Sport March 06, 2021 - 15:03
Lexoni detajet!

FC Prishtina ka fituar kryendeshjen e javës së 23-të në elitën e futbollit kosovar kundër Llapit, shkruan “Zeri.info”.

Takimin e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” e kanë fituar kryeqytetasit me rezultat të pastër 2:0.

Prishtina pas kësaj fitore është ngjitur në vendin e dytë në tabelë me 47 pikë vetëm një pikë më pak se vendi i parë (Ballkani), të paktën deri nesër kur Drita zhvillon ndeshjen me Feronikelin.

Llapi ndodhet në vendin e shtatë me 26 pikë, vetëm dy larg zonës së kuqe.

Në takimin tjetër të zhvilluar në stadiumin me bar sintetik, Gjilani dhe Arbëria janë pajtuar me nga një pikë.

Dy skuadrat që nuk po kalojnë aspak formë të mirë ndeshjet e fundit kanë luajtur 1:1 pas 90 minutave.

“Kuqebardhët” me këtë krizë të rezultateve dhe pas kësaj pike të fituar rrezikojnë edhe vendin e katërt. Gjilani ka 33 pikë në vendin e katër vetëm dy më pak ka Trepça ’89 në vendin e pestë.

Arbëria në anën tjetër ka 26 të tilla dhe ndodhet vetëm dy pikë larg vendit të nëntë që e largon nga elita.

Kjo është tabela e Superligës së Kosovës pas dy takimeve të sotme: /Zeri.info

Image