FC Prishtina nuk njeh kundërshtar, fiton kryendeshjen ndaj Llapit - Gjilani dhe Arbëria vazhdojnë krizën

FC Prishtina nuk njeh kundërshtar, fiton kryendeshjen ndaj Llapit - Gjilani dhe Arbëria vazhdojnë krizën

Sport March 06, 2021 - 12:20
Lexoni detajet!

FC Prishtina ka fituar kryendeshjen e javës së 23-të në elitën e futbollit kosovar kundër Llapit, shkruan “Zeri.info”.

Takimin e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” e kanë fituar kryeqytetasit me rezultat të pastër 2:0.

Golat për Prishtinën i realizuan në pjesën e parë, Besnik Krasniqi dhe Alban Shillova.

Në takimin tjetër të zhvilluar në stadiumin me bar sintetik, Gjilani dhe Arbëria janë pajtuar me nga një pikë.

Dy skuadrat që nuk po kalojnë aspak formë të mirë ndeshjet e fundit kanë luajtur 1:1 pas 90 minutave.

Ishte Bruqi i mysafirëve që shënoi në portën e gabuar për t’ia dhënë fillimisht epërsinë Gjilanit, kurse Arbëria barazoi në pesë minutat e fundit me Cezar. 

FC Prishtina 2-0 Llapi

90+4' Mbyllet ndeshja, kryendeshjen e javës e fiton Prishtina 

80' Dhjetë minuta deri në fund, Prishtina afër tri pikëve të reja

72’ Bejtullahu e ndëshkon me karton të verdhë Micin e Prishtinës

68’ Zyba gjuan brenda zonës, Ardit Peposhi devijon topin dhe shkon në fundore

58’ Shabani dhe Selmani largohen nga fusha, në vend të tyre futen Januzi e Gardaseviq

55’ Lilaj inkuadrohet në vend të Boshnjakut

54’ Kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku ndëshkohet me të verdhë

49’ Selmani provon me të majtën, topi shkon mbi portë

45' Nis pjesa e dytë

45+3' Përfundon pjesa e parë, Prishtina shkon në pushim me avantazh të dyfishtë

34' GOOOL! Prishtina tashmë ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Llapit, kësaj radhe autor Alban Shillova

30' GOOOL! Prishtina kalon në epësi, shënon Besnik Krasniqi

18’ Zëvendësim i detyruar për Llapin, Zhdrella largohet, në vend të tij Edon Sadriu

15' Kalojnë 15 minuta lojë në "Fadil Vokrri", nuk ka gola ende

13' Prishtina tenton përmes Endrit Krasniqit, por pa suksese

07’ Shillova i vendasve provon me kokë, portieri Nava shpëton Llapin

02’ Llapi e nis furishëm ndeshjen, Topi i goditur me kokë nga Prençi ndalet nga traversa

01' Nis takimi në "Fadil Vokrri"

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Haxho, B. Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, E. Krasniqi, Abazi, Shillova, Kryeziu. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

Llapi: Nava, Peposhi, Prençi, Haliti, Emini, Shabani, Ar.Ramadani, Zhdrella, Veliu, Selmani, Hoti. Kryetrajner: Tahir Batatina

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Elvis Bicaj, Fatlum Jashari, Erdall Zasella

Gjilani 1-1 Arbëria

90+5' Mbyllet takimi, skuadrat pajtohen me nga një pikë

85' GOOOL! Arbëria ka barazuar shifrat në Gjilan, Cezar gjendet bukur në zonë dhe realizon për 1:1

80' Edhe dhjetë minuta drejt fundit, Gjilani vazhdon të jetë në epërsi minimale

74’ “Gardiani” i Arbërisë në formë të mirë, pret goditjet e Hilës dhe Prognit

69’ Zëvendësim te Gjilani: Busiq inkuadrohet në vend të Nikaq

68’ Zëvendësim te Arbëria: Agon Llugiqi largohet, në vend të tij Qlirim Kashtanjeva

62’ Keita Razak futet në zonë dhe godet, Thaqi e pret goditjen e tij

61' GOOOL! Gjilani ka kaluar në avantazh, Bruqi i Arbërisë shënon në portën e skuadrës së tij

58’ Gjyqtari Shala ndëshkon me karton të verdhë Kreshnik Bahtirin e Arbërisë

48’ Llugiqi godet, por Koliqi e kap topin

45' Nis pjesa e dytë

45+1' Mbyllet pjesa e parë pa gola

40’ Razak rrezikon sërish me kokë, Thaqi i mysafirëve largon rrezikun

28’ Besar Musolli ndëshkohet me karton të verdhë nga gjyqtari Shala

Image

17' Keita Razak godet shtyllën, shpëton Arbëria

15' Kalojnë 15 minuta, gjithçka e barabartë në Gjilan

12’ Hila harkon mirë, Nikaq nuk arrin ta dërgoj topin në rrjetë

11’ Progni provon goditjen nga distanca, por topi përfundon jashtë portës

01' Nis takimi në Gjilan

Image

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliqi, Hila, Hajdari, Dallku, Rezak, Nikaq, Useini, Musolli, Veliu, Fustar, Progni. Kryetrajner: Bylbyl Sokoli

Arbëria: Thaqi, Arrabal, Hyseni, Avdulli, Pira, Zabërgja, Bahtiri, Llugiqi, Bruqi, Kryeziu, Hot. Kryetrajner: Arbnor Morina

Gjyqtarë: Alban Shala, Lumturije Muhadri, Arbnor Bullatovci, Arben Halilaj

/Zeri.info