Prekja e topit me dorë, konfirmohet rregullorja e re që do aplikohet nga sezoni i ardhshëm

Prekja e topit me dorë, konfirmohet rregullorja e re që do aplikohet nga sezoni i ardhshëm

Sport March 05, 2021 - 20:35
Lajmet e fundit nga sporti

Nga sezoni i ardhshëm do të aplikohen disa rregulla të reja në rastin kur një futbollist prek topin me dorë, transmeton Zeri.info.

IFAB (Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit) ka njoftuar sot (e premte) për disa rregulla të reja të vendosura për situatën e prekjes së topit me dorë.

Nga sezoni 2021/22 nuk do të këtë më goditje të lirë ose penallti në çdo rast kur një prej lojtarëve prek topin me dorë, përjashtuar rastet kur prekja e topit me dorë është e qëllimshme.

Gjithashtu, prekja aksidentale e topit me dorë që e çon një shok skuadre të shënojë gol ose të këtë rast për të shënuar gol, nuk do të vlerësohet më si faull ose gabim.

IFAB gjithashtu ka njoftuar se në fund gjithçka do jetë nën përgjegjësinë e gjyqtarit, i cili duhet të kuptojë situatën kur një lojtar prek topin me dorë qëllimisht ose aksidentalisht. /Zeri.info