Ballkani rikthehet në vendin e parë, tabela e Superligës pas dy takimeve të sotme

Ballkani rikthehet në vendin e parë, tabela e Superligës pas dy takimeve të sotme

Sport March 05, 2021 - 15:00
Lexoni detajet!

Kanë përfunduar dy takimet e ditës së sotme të zhvilluara në Suharekë e Brestovik, shkruan “Zeri.info”.

Ballkani ka lënë prapa humbjen ndaj Llapit dhe ka arkëtuar pikët e plota ndaj Drenicës me rezultat 2:1.

Golat për Ballkanin u realizuan nga Arbër Hoxha dhe Bajram Jashanica, teksa për “kuqezinjtë” realizoi Dardan Rogova.

Edhe Trepça ’89 është rikthyer te fitorja në elitë e cila e ka mposhtur 1:2 Besën në stadiumin me bar sintetik në Brestovik të Pejës.

Rrahmani dhe Jashari ia siguruan pikët e reja “Minatorëve”, kurse golin e vetëm për pejanët e shënoi Halili.

“Portokallezinjtë” janë rikthyer në vendin e parë në tabelë me 48 pikë, pas fitores ndaj Drenicës, të paktën deri të dielën kur Drita zhvillon ndeshjen ndaj Feronikelit.

Drenica mbetet e parafundit në tabelë me 24 pikë.

Trepça ’89 është e pesta në tabelë me 31 pikë, kurse Besa vazhdon të mbetet e fundit me vetëm shtatë pikë.

Kjo është tabela e Superligës së Kosovës në futboll pas dy ndeshjeve të sotme: /Zeri.info

Image