Zyrtare: Musiala nënshkruan kontratë deri në vitin 2026 me Bayern Munichun

Zyrtare: Musiala nënshkruan kontratë deri në vitin 2026 me Bayern Munichun

Sport March 05, 2021 - 14:02
Lexoni detajet!

Talenti gjerman Jamal Musiala ka nënshkruar kontratë profesionale deri në vitin 2026 me Bayern Munichun, shkruan “Zeri.info”.

Ka qenë klubi bavarez që ka bërë të ditur lajmin përmes një komunikate në faqen zyrtare.

18-vjeçari Musiala erdhi nga Chelsea U17 në vitin 2019 te kampionët e shumëfishtë gjerman dhe është zhvilluar shumë si futbollist që nga ajo kohë.

Paga vjetore e Musialas do të jetë prej pesë milionë eurosh.

Image

Musiala është promovuar te skuadra e parë nga ky edicion dhe deri më tani ka realizuar tri gola në 17 paraqitje.

“Jam vërtet i lumtur që nënshkrova kontratën time profesionale me FC Bayern. Ndihem tepër rehat këtu në klub dhe me ekipin”, ishin fjalët e parë të tij. /Zeri.info